Kompanitë e huaja po transferojnë eurot jashtë Shqipërisë

 

Po ikin eurot me vrap nga Shqiperia. Ndonëse ekonomia duket se po kalon një periudhë të vështirë, sipërmarrjet e huaja që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri po i gëzohen fitimeve më të larta.

Sipas të dhënave nga Bilanci i Pagesave të Bankës së Shqipërisë, për 9 mujorin, kompanitë e huaja kanë transferuar jashtë 153 milionë euro, shumë që është 8% më e lartë se një vit më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, fluksi dalës nga të ardhurat nga investimet ka qenë kryesisht në formën e pagesave të dividentëve dhe të fitimit të riinvestuar, si pjesë e investimeve direkte në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Transferimi i ftimeve ka shënuar një rënie të lehtë në tremujorin e tretë, ndërsa në dy tremujorët e mëparshëm ka qenë me rritje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 2014, u konstatua pothuajse një trefishim i shumës që bizneset e huaja transferuan jashtë në formën e pagesave të dividendëve, teksa pritej që në janar 2015 tatimi mbi dividendin të bëhej 15%. Ky përshpejtim i transferimit të fitimeve u përdor dhe nga Ministria e Financave si një argument për të shpjeguar ecurinë e dobët të të hyrave nga tatimi mbi të ardhurat personale gjatë 2015-s. Megjithatë edhe në 2015-n, transferimi i fitimeve ka vijuar me ritme të larta!

Sipas të dhënave të 100 sipërmarrjeve më të mëdha sipas fitimeve, bankat me kapital të huaj dyfishuan fitimet në 2014-n, duke dhënë efektin kryesor në këtë tendencë.

BKT ishte kompania me fitime para taksave më të mëdha në vend, prej 6 miliardë lekë, pothuajse dyfishin në raport me 2013-n. Raiffeisen i zgjeroi fitimet nga 4.8 në 5.5 miliardë lekë dhe Intesa SanPaolo nga 1.2 në 2 miliardë lekë. Tendenca pozitive ka vijuar dhe në 2015-n, ku për 9 mujorin fitimi i sistemit bankar është rritur 33% me bazë vjetore). shkruan Monitor.

Ndërsa kompanitë celulare, AMC dhe Vodafone shënuan rënie të fitimeve përkatësisht me 34% dhe 48%, megjithatë ato vijojnë të mbeten ndër shoqëritë që gjenerojnë më shumë fitime në tregun shqiptar (në vlerë absolute fitimet ishin përkatësisht 2.9 dhe 1.8 miliardë lekë).

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?