Kompanitë kërkojnë rritjen e çmimit të biletës për urbanët. Veliaj: Sa të jem unë, ta harrojnë!

 

Bizneset private që manaxhojnë linjat e autobusëve urbanë në Tiranë kanë kërkuar rritjen e çmiit të biletës për qytetarët. Një prej varianteve të propozuara në Bashkinë e Tiranës është që nga 30 lekë që është aktualisht, çmimi i biletës të shkojë në 70 lekë.

Por kërkesa e bizneseve pritave ka marrë një përgjigje refuzuese kategorike nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Ai i ka cilësuar këto kërkesa si shantazh. Sipas Veliajt, rritjet çmimi dhe kërcënimet në prag të festave janë të papranueshme.

“O kaq e vdiqa nuk funksionon. Unë gjykoj se Tirana nuk është gati ta justifikojë rritjen e çmimit të biletës, për aq kohë sa kemi një shërbim jocilësor.” – tha Erion Veliaj

Veliaj tha se autobusët nuk respektojnë oraret dhe ecin ngadalë me qëllim që të marrin sa më shumë pasagjerë. “Kemi një studim ndërkombëtar sesi do të konceptohen shërbimet e reja të” – deklaroi kreu i Bashkisë duke thënë se sa të jetë ai në këtë detyrë as nuk mund të mendohet një rritje çmimi.

Ditën e sotme, Shoqata e Transportit Qytetas ka kërkuar nga Bashkia rritjen e çmimit nën pretendimin se niveli i çmimeve është shumë më poshtë se vendet fqinje dhe se çmimi i naftës është i lartë.

SHKARKO APP