Kompanitë që kanë bërë një ofertë për aeroportin e Vlorës

Pasi kryeministri Edi Rama dha lajmin për një aeroport të ri në Vlorë dhe hapjen e kantierit deri në qershor, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë detaje të tjera. Në këtë institucion është paraqitur shprehja e interesit për projektin e Aeroportit të Vlorës.

Sipas propozimit aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akernisë. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction, Kalyon Construction, Kolin Construction.

Me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?