Kompensimi i pronave, a mjafton veç shtyrja e afatit për për përmbylljen e procesit?
Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre dekada vështirë ende të mund të thuhet, se kur do të përfundojë procesi i kompensimit të të pronave.
Gati 10 vite më parë, Qeveria vendosi reformimin e bazës ligjore. Ndryshimi thelbësor ishte, që secili vendim do të rivlerësohej bazuar në zërin kadastral të origjinës së pronës, por në asnjë rast pronarët nuk mund të përfitonin më shumë se 10 për qind të vlerës, që kishte prona e tyre sot në treg. Kjo penalizoi një pjesë të konsiderueshme prj tyre, veçanërisht, ata që kishin vendime kthimi dhe kompensimi
Për shkak të mosdakordësisë nga grupet e interesit, ligji u dërgua disa herë në Gjykatën Kushtetuese. E fundit ishte nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Në shkurt të 2024, Kushtetuesja rrëzoi këtë padi duke zhbllokuar procesin e kompensimit të pronave.
Në këto kushte nisi sërish veprimtaria e ligjit.
Përveç, kompensimit në pronën e njohur, ligji përcakton kompensim 20 për qind me para dhe 80 për qind nga fondi fizik, dhe disa forma të tjera siç janë ankandi dhe aksionet, por që nuk janë aplikuar deri më tani.
Por, ajo që mund të thuhet, është se në harkun e 8 viteve janë kompensuar më pak se 10 për qind e pronarëve, në kushtet kur janë mbi 25 mijë që qendrojnë në listëpritjeje.
Pjesa më e madhe prej tyre, kanë aplikuar për t’u trajtuar me kërkesë të veçantë duke nënkuptuar këtu kompensim deri në masën 40 për qind të vlerës apo faturës dhe duke hequr dorë me vullnetin e tyre nga pjesa e mbetur.
Ky numër i ulët përfituesish, ka si shkak jo vetëm praktikën e ndjekur dhe mospajtimin me skemën e re por edhe pamjaftueshmërinë e fondit, qoftë atij financiar qoftë atij fizik. Agjencia e Pronave ka në dispozicion vetëm 23 mijë hektarë tokë bujqësore të lokalizuar në 4 qarqe, Berat, Korçë, Elbasan dhe Gjirokastër. Task-forcat e ngritura për identifikimin e sipërfaqeve të lira duket se nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
E gjendur në këto kushte, Qeveria vendosi të zgjasë afatin deri në 2028-n.
Por, në gjykimin e ekspertëve koha e fituar në këtë rast, pra përmes rivendosjes në afat është e pamjaftueshme për t’i shkuar këtij procesi deri në fund. Ata thonë, që kjo vendimmarrje duhet të shoqërohet me lehtësi, siç mund të jetë ofrimi i mundësisë, që secili prej bashkëpronarëve apo trashëgimtarëve të ketë mundësi që të aplikojë veçmas, pa qenë i kushtëzuar nga anëtarët e tjerë të familjes.
Scan TV