Komplikacioni i rrallë rëndoi gjendjen e fëmijës që ndërroi jetë nga Covid-19! Çfarë është “Kawasaki”

Fëmija 16-muajsh që ndërroi jetë ditën e sotme nga Covid-19 vuante nga sindroma S.Kawasaki. Ministria e Shëndetësisë sqaroi se kjo është komplikacioni mjaft i rrallë në moshë të vogël.

Çfarë është sëmundja Kawasaki?

Sëmundja Kawasaki, e njohur edhe si sindroma Kawasaki, është një sëmundje e rrallë në fëmijëri, e cila bën që muret e enëve të gjakut në trup të acarohen.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS), ajo prek kryesisht fëmijët nën moshën 5 vjeç, megjithëse mund të prekë fëmijët e çdo moshe.

Simptomat përfshijnë një temperaturë të lartë që zgjat pesë ditë ose më gjatë, së bashku me një skuqje në qafë, buzë të thata e të plasaritura, gishtërinj dhe sy të kuq.

Nëse trajtohen, simptomat zakonisht bëhen më pak të rënda, tha NHS, duke shtuar se sëmundja nuk është ngjitëse. “Për fat të mirë sëmundjet e ngjashme me Kawasaki janë shumë të rralla, pasi aktualisht janë komplikime serioze tek fëmijët në lidhje me COVID-19, por është e rëndësishme që klinikët të ndërgjegjësohen në mënyrë që të jenë në gjendje t’u japin fëmijëve dhe të rinjve kujdes të shpejtë” – tha profesori Simon Kenny.

Mostrajtimi i Kawasaki-t mund të rëndojë gjendjen shëndetësore të fëmijëve duke i rrezikuar edhe ndaj një ataku kardiak.

Çfarë e shkakton sëmundjen Kawasaki? 

Ekspertët pranojnë se shkaqet e sëmundjes Kawasaki nuk janë kuptuar plotësisht, por mendojnë se fëmijët që e zhvillojnë mund të jenë të predispozuar gjenetikisht për të, pasi kanë trashëguar gjenet e caktuara nga prindërit.

Sëmundja në vetvete nuk është ngjitëse, sipas NHS, që do të thotë se nuk ka gjasa të shkaktohet vetëm nga një virus.

Cila është lidhja me COVID-19?

Lidhja midis sëmundjes Kawasaki dhe COVID-19 është e paqartë, por profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë siguruar prindërit se rreziku që fëmijët të sëmuren rëndë nga virusi mbetet i ulët.

/abcnews.al

SHKARKO APP