Komuna e Zveçanit për herë të parë me seancë solemne për 28 Nëntor
Për nder të 28 Nëntorit, sot në Zveçan – pjesa veriore e Kosovës, për herë të parë është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal.
Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci u shpreh i nderuar për mundësinë e fjalimit të tij para këshilltarëve të këtij kuvendi, në këtë ditë të veçantë për shqiptarët.”Ne kujtojmë ditën kur ëndrrat e të parëve tanë morën kuptim”, ka thënë mes tjerash Peci gjatë fjalimit të tij.
Sot mbushen 112 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë.