Komunitetet fetare duan radio kombëtare, AMA: S’ka mbështetje ligjore

Komunitetet fetare i kanë bërë një kërkesë me shkrim Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, lidhur me radiot kombëtare me kulturë fetare.

Vetë kreu i këtij komisioni, deputeti i PS, Petro Koçi bëri me dije se kërkesa i është çuar AMA-s dhe kjo e fundit është shprehur se kjo kërkesë nuk gjen mbështetje ligjore.

”Ka ardhur një kërkesë nga komunitetet fetare lidhur me radiot për kulturë fetare, dhe ne i kemi dërguar një letër AMA-s, e cila na ka kthyer përgjigje duke thënë se kjo kërkesë nuk gjen mbështetje ligjore. AMA e ka të pamundur që t’i licencojë. Prandaj ne do të bëjmë të mundur ndërhyrjet në ligj në mënyrë që AMA të veprojë”,-tha Koçi.

SHKARKO APP