Komunitetet rome dhe egjyptiane përfitojnë nga infrastuktura e rinovuar financuar nga BE

Anëtarë të komuniteteve Rome dhe Egjyptiane morrën pjesë në inaugurimin e një sërë projekteshinfrastrukturore në zonat e tyre të banimit. Projektet përfshijnë një mjedis sportiv pranë Qendrës Ndërkulturor Komunitare dhe rehabilitimin e një blloku banimi.

Aktivitete të ndryshme do të zhvillohen në kompleksin sportivpranë Qendrës Ndërkulturore Komunitare duke përfshirë kampeverore, turne sportive midis shkollave të cilat synojnë të krijojnëura lidhëse midis komuniteteve të ndryshme dhe të rinjëve. 

“Kjo infrastukturë urbane e rinovuar plotësisht dhe e financuar nga BE jo vetem sjell një ndryshim në jetën e komuniteteve Rome dhe Egjyptiane në Korçë por dëshmonqartësisht angazhimin tonë të përbashkët dhe konkret me qëllim që përfshirja sociale e komuniteteve Rome dheEgjiptiane të bëhet realitet” – tha Shefi i Bashkëpunimit iDelegacionit të BE-së në Shqipëri Yngve Engström. 

Qendra Ndërkulturore Komunitare, e cila është ndërtuargjithashtu si pjesë e projektit, shërben si një hapësire shumë-funksionale për të rinjtë, organizatat e shoqërise civile, artizanëtdhe sipërmarrësit. Qendra Ndërkulturore Komunitare mirëpritidisa muaj më parë diskutimet mbi Planin a Veprimit përIntegrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2015-2020, njëdokument që shpreh angazhimin e Qeverisë së Shqipërisë përparandalimin e mënjanimit social dhe integrimin e qëndrueshëmtë komuniteteve Rome dhe Egjiptiane nëpërmjet sigurimit tëaksesit të barabartë në shërbimet publike dhe sociale. 

 

Rreth dymijë familje nga komunitetet Rome dhe Egjyptiane dhekomunitete te tjerë jo-Romë dhe Egjyptianë që jetojnë në Korçëjanë përfituesit e këtyre dy ndërhyrjeve të financuara nga BE me vlerën 160,000 EURO dhe të zbatuar nga PNUD-i nëbashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

 

Zonja Zineb Toumi-Benjelloun, Koordinatore e Agjencive të OKB-së në Shqipëri dhe Përfaqësuese e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri e pranishme në aktivitet theksoi: “Jam shumë e kënaqur që shoh sesi këto projekte zhvillimore, të identifikuara nga vetë komunitetet Rome dhe Egjiptiane, ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës të të rinjëve Romë dhe Egjiptianë. Vlerësimi im i dedikohet Bashkimit Evropian përfinancimin e këtij projekti në mbështetje të përfshirjes sociale për Romët dhe Egjiptianët. Gjithashtu, një falenderim të veçantë i dedikoj Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Bashkisë së Korçës për angazhimin e tyre drejt përfshirjes sociale të Romëve dhe Egjiptianëve”.

Bashkia e Korçës është bashkë-financuese në këto projekte tëzhvillimit infrastrukturor. Qendra Ndërkulturore Komunitareadministrohet nga Departamenti i Shërbimeve Sociale nëBashkinë e Korçës. Një anëtar nga komuniteti Rom oseEgjiptian do të punësohet për të koordinuar aktivitetet e qendrës. 

Në të njëjtën ditë, anëtarë të komunitetit Rom dhe Egjiptianmorrën pjesë edhe në inaugurimin e bllokut të rehabilituar tëbanimit në lagjen 14. Ky bllok banimi ndodhet në pjesën jug-lindore të qytetit të Korçës, një zonë kryesisht e banuar ngakomuniteti Rom dhe Egjiptian. Rehabilitimi i bllokut të banimitsynon përmirësimin e një lagje urbane, duke ndërtuar një sheshlojrash për fëmijë, një kënd sportiv dhe një park pushimi.Komunitetet Rome dhe Egjiptiane përfaqësojnë rreth 50% tëpopullsisë në këtë lagje banimi.

Këto projekte të zhvillimit infrastrukturor janë identifikuar siprioritete nga Forumet Këshillimore Komunitare, anëtarë të sëcilës janë individë Romë dhe Egjiptianë.

Këto ndërhyrje janë pjesë e projektit "Mbështetje për përfshirjensociale të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane" (SSIREC), ifinancuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me Programinpër Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Projekti zbatohet në rajonet e Beratit, Korçës dhe Vlorës dhekontribuon në nxitjen e përfshirjes sociale dhe fuqizimin e komuniteteve Rome dhe Egjiptiane përmes inkurajimit tëplanifikimit me pjesëmarrje për zhvillimin e infrastrukturës; forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile Rome dhe Egjiptiane; nxitjen e punësimit dhe sipërmarrjes; si dhenxitjen e respektimit të të drejtave të njeriut dhe diversitetitkulturor si një vlerë evropiane.

Që nga fillimi i zbatimit të tij në vitin 2012, projekti “Mbështetjepër përfshirjen sociale të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane" kazbatuar dhjetë projekte infrastrukturore, duke përfshirë qendrandërkulturore komunitare, kopshte, qendra për kujdesinshëndetësor dhe rehabilitim rrugor.

SHKARKO APP