Komuniteti rom dhe egjiptian në protestë: Po na cënohen të drejtat tona
Paraditen e kësaj të enjte, komuniteti rom dhe egjiptian po mbajnë një protestë para mbledhjes së Këshillit bashkiak në Gjirokastër, ku pretendojnë se ky këshilli dhe bashkia nuk është në favor të mbrojtjes së tyre. ”Pakica Egjiptiane në Gjirokastër po diskriminohen”,-është shprehur kreu i Partisë për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë (PEISH), parti e cila mbështet komunitetin rom dhe egjiptian në vendin tonë, Gramoz Braho, i cili ishte i pranishëm në këtë protestë. Ai ka theksuar se kjo protestë do të vazhdojë për disa kohë, deri në garantimin e respektimit të të drejtave të minoritetit rom dhe egjiptian. “Duam të shmangim fatkeqësitë. Protestat do të vazhdojnë deri sa të merret një zgjidhje. Problematikat janë me një emërues të përbashkët dhe protestat do të jenë të vazhdueshëm”.