Koncensioni për rrugën Milot-Balldren, Spahiu: Po vidhemi për ditë dhe askush nuk heton

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka reaguar lidhur me aferën korruptive të koncensionit për rrugën Milot-Balldren ku shprehet se qeveria Rama, edhe pse në ikje nuk i trembet asnjë projekti të tillë, projekt që pason atë të Astirit, ku një km rrugë kushtonte 20 milion euro.

“Po vidhemi për ditë dhe askush nuk heton, edhe pse media, analistë, opinionistë, ekspertë, guximtarë do t’i quaja, denoncojnë. E vetmja rrugë, rrëzimi i këtij sistemi Korruptiv, Mafioz, Piramida”, shkruan mes të tjerash Spahiu.

Postimi i plotë i Spahiut

Swiss Digital Desktop Reklama

Korruptive, Mafioze, Piramidale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto ishin fjalë që dëgjuam mbrëmë për projektin më të fundit të rrugës Milot-Balldren.

Rilindja edhe pse në ikje, nuk po i trembet asnjë projekti të tillë, projekt që pason atë të Astirit, ku një km rrugë kushtonte 20 milion euro.

Projekt që pason 216 kontrata sekrete që s’kanë lidhje me asnjë lloj sekreti veç fshehjen e procedurave korruptive.

Projekte që emërues të përbashkët kanë Parlamemtin Shqiptar, si bashkëpunëtor në grabitjen e miliona eurove.

Po vidhemi për ditë dhe askush nuk heton, edhe pse media, analistë, opinionistë, ekspertë, guximtarë do t’i quaja, denoncojnë.

E vetmja rrugë, rrëzimi i këtij sistemi Korruptiv, Mafioz, Piramidal

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?