Koncerti i Vitit te Ri 2025 te Filarmonise se Vienes, pak histori

Nga Saimir Kadiu-

Koncertin e Vitit te Ri 2025 te Filarmonise se Vienes, nen dirigjimin e te madhit Riccardo Mutti.

Kjo shfaqje, me e ndjekura e fillimvitit, luhet ne Musikverein qe nga viti 1939…

Musikverein…” Shtepia”  e Filarmonise se Vienes eshte inaguruar 155 vjet me pare, me 6 janar 1870.

Arkitekt i saj ishte arkitekti danez Theophil Hansen.

Donatori më i madh për ndërtimin e saj ishte një ballkanas… Nikolaus Dumba (1830-1900), industrialist dhe politikan liberal.

Babai i tij Sterjo Dumba, me origjinë vllahe nga Vlasti (qendër vllahe afër kufirit me Korçën dhe themeluar nga banorë të Gramozit dhe Voskopojës, pas djegjes se Voskopojes me 24 qershor 1769) ishte emigrant në Vienë.

Per biografe serioze origjina e Nikolaus Dumba konsiderohet si vlleh shqiptar.

Nikolaus u diplomua në gjimnazin akademik në Vjenë.  Më pas iu përkushtua profesionit të tregtarit, ku ishte shume i suksesshem.

Ai kishte një pallat në Vjenë që ishte zbukuruar me vepra të artistëve kryesorë bashkëkohorë.

Ishte anëtar nderi i Akademisë së Arteve të Vjenës dhe ishte aktiv në shumë shoqëri artistike.

Qyteti i Vjenës i dha atij titullin “Qytetar nderi”.

Për nder të Nikolaus Dumba qeveria austriake i ka dhënë emrin një rruge qe rrethon Musikverein (“Dumbastraße”).

Eshtrat e industrialistit, politikanit dhe filantropit Dumba ndodhen në varrezen qëndrore të Vjenës, afer varrit monumental të arkitektit me famë boterore Karl Gega

Të dy këto personalitete me origjine nga trojet shqiptare prehen në parcelen e njerezve me të famshëm të botës, së bashku me Beethoven, Brahms, Mozart, Strauss…

Kjo parcelë u krijua sipas idesë dhe financimit të Nikolaus Dumbës.

Djali i donatorit te Musikverein, Konstandin Dumba (1856-1947) ishte diplomat karriere.

Ai eshtë ambasadori i fundit i Perandorise Austro-Hungareze ne Washington.

U largua nga SHBA si non grata ne vitin 1915.

Ne vitin 2007 eshte “prodhuar” filmi “Nikolaus Dumba”

SHKARKO APP