Koncesionet private, PS i miraton me votat e saj
Kuvendi mbylli dyert për këtë sesion, me miratimin e disa ligjeve të rëndësishme. Kaluan me 106 pro, 1 kundër, 1 abstenim ligjet e mbartura prej 2 vjetësh të Reformës në Drejtësi. Ligji për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ai për organet e qeverisjes së drejtësisë.
Kaloi dhe Rregullorja e Kuvendit, e dakordësuar me opozitën. Maxhoranca ishte tërhequr nga neni që i kërkonte prokurorisë prova për të autorizuar arrestimin e deputetëve. E po ashtu mazhoranca u tërhoq nga krimi zgjedhor në Kodin Penal, ndërsa ndryshimet e tjera u miratuan me 96 vota pro, 11 kundër dhe 2 abstenime.
Për miratimin e koncesioneve private, mazhoranca u mbështet vetëm te votat e saj, 78 pro, 26 kundër. Ndërtimi i dy rrugëve Milot-Ballderen dhe Orikum-Llogara me Partneritet Publik Privat mori dritën jeshile nga Parlamenti ndërkohë opozita përmes Albana Vokshit tha se këto dy rrugë janë pjesë e një projetktit kriminal 1 miliard euro duke e shndërruarr Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave. Parlamenti miratoi edhe ndryshimet në ligjin e Parteneriteteve Publike Private përmes të cilave kufizohen propozimet e pakërkuara për rrugët nacionale, heqja e bonusit për këto propozime përfshi një kontroll më të madh në të gjitha fazat nga ministria e financave.
Për në vjeshtë, mazhoranca do të mbartë disa vendimmarrje, si ai për shkarkimin e Arben Malajt nga posti i anëtarit të Bordit të Bankës së Shqipërisë, apo edhe ndryshimi ligjit për hetimin e krimeve të komunizmit. Sipas të cilave i kufizohej mandati Agron Tufës të hetonte krimet para Çlirimit. Nga sot, zyrtarisht ligjvënësit marrin pushimet.
KOHA JONË SONDAZH

