Koncesionet/ Rama sqaron “rrugën prej floriri”: Ka standard A

Kryeministri i vendit Edi Rama, sqaroi sot në Kuvend dy koncesione për rrugët Oikum-Dukat dhe Milot-Balldre, projekte që sipas ish-deputetit Shehaj do t’i kushtojnë shqiptarëve miliona, ndërsa vetë Rama do të fusë në xhep 200 mln euro.

Kontrata e marrëveshjes se rrugës Milot-Balldren, rezulton se shqiptarëve ajo di t’i kushtojë 15 mln € për kilometër.

Ndërsa mund të quhet pa frikë si një “rrugë prej floriri”, Rama u justifikua në Kuvend se do të bëjë rrugë me standarde europiane që të mirëmbahen sipas standardeve të tilla, dhe i cilësoi shpifje gjithë sa thuhen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë dy projekte shumë të rëndëshishme për Shqipërinë që duam, Balldren-Milot dhe Orikum-Llogara.I referohem projektit tonë, është rasti t’i kthehem malit të shpifjeve dhe abuzimeve lidhur me politikën tonë të shpallur qysh në krye të herës dhe të zbatuar vijimësisht për të krijuar PPP në funksion të zhvillimit. Është e paimagjinueshme që kilometrat e rrugëve të trajtohen si metra teritali. Kur flasim për kilometra rruge duhet të shohim çfarë ka në to. S’mund t’i bihet shkurt. Standardi i rrugëve duhet i standardit A. E kemi këtë vetmë në një pjesë të Rrugës së Kombit,ndërsa rruga e Elbasanit që nisesh t’i biesh shkurt e del gjatë ka kushtuar shumë se është bërë shto këtu e shto aty. Rruga Orikum-Llogara, ka dy ura, 6 nyje me kalime e mbikalime duke qënë rrugë e standardit A është rrugë ku nuk do ecin automjete me bagëti. s’do jetë korridor mes pishinash magazinash, varreza makinash e kështu me radhë. Plus ka edhe dy rrugë të tjera paralele dhe 7 km rrugë shërbimesh për ata që jetojnë në anë të rrugë. Në atë shumë ka edhe 13 vjet mirëmbajtje. Ndërsa rruga Milot-Balldren ka dy tunele, si mund të maten kështu kilometrat? Si mund t’ju thehet njerëzve e njëjta gjithmonë: vjedhje. vjedhje, vjedhje”,– tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

vijon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?