Koncesioni i Rrugës së Kombit mund të anulohet

 

Ministri i Transporteve dhe i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, paralajmëroi dje mundësinë e anulimit të koncesionit për Rrugën e Kombit, nëse ofertat e koncesionarit nuk do të jenë me interes publik.

Deklarata e tij bëhet vetëm 12 ditë pasi vetë ai deklaroi se pagesa për Rrugën e Kombit do të jetë nën 5 euro

“T’i vlerësojmë siç duhet ofertat që janë paraqitur, t’i vlerësojmë ato në thellësinë e tyre dhe të shohim nëse janë me interes publik apo jo. Në qoftë se nuk do të jenë me interes publik, sigurisht që nuk jemi të detyruar që atë rrugë ta japim me koncesion. Gjithmonë ekziston mundësia e anulimit të tenderit në qoftë se kjo nuk ka interes publik”, u shpreh, të dielën, ministri i Transporteve teksa po inspektonte punimet në autostradën e papërfunduar Tiranë – Elbasan.

Prej vitesh Rruga e Kombit ka qenë synim për t’u dhënë me koncesion, por interesi nga kompanitë ka qenë i vogël, ndërsa anulimi i koncesionit do të bëhet nëse tarifat janë të larta dhe rëndojnë në xhepat e qytetarëve.

SHKARKO APP