Koncesioni i Sterilizimit, Beqaj nën akuzë! Ish-zëvendësi i tij dhe biznesmeni Rrapaj janë në burg

SPAK bëri me dije këtë të shtunë, se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të jetë nën masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Të premten e ardhshme do jetë dita e parë e tij për t’u paraqitur në BKH. Ai akuzohet për shpërdorim të detyrës të kryer në bashkëpunim për dosjen e tenderit të Sterilizimit. Në gusht të këtij viti pati edhe 8 masa arresti, mes tyre ish-zv ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Për koncesionin 100 milionë dollarësh të Sterilizimit, i arrestuar është ish-zv. Ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni i sterilizimeve spitalore nën akuzat “mashtrim”, “falsifikim” dhe “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Biznesmeni Rrapaj, ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj dhe zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj kanë udhëtuar së bashku me avion nga Italia në qershorin e 2014, periudhë që sipas hetimeve përkon me veprimet përgatitore të koncensionit. Në një reagim të bërë në gusht, Beqaj deklaronte se ishte e nevojshme të krijohej një operator i vetëm për të bërë sterilizimin e pajisjeve mjekësore, pasi centrali i sterilizimit në QSUT nuk mbulonte nevojat për të gjitha spitalet në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej 17 gushtit 2023 të arrestuar me masë sigurie burg janë ish zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, ndërsa 6 të tjerë janë në hetim në masa sigurie ‘arrest me shtëpie’ ose ”detyrim me paraqitje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?