Koncesioni për aeroportin “Nënë Tereza”, Basha: Shkelje flagrante, zotohem se do ta anulojmë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për kontratën e re që qeveria “Rama” ka dërguar në Kuvend për Aeroportin “Nënë Tereza”. Kontrata parashikon dhënien e këtij aeroporti një kompanie private shqiptare me koncesion për 35 vjet.

Kreu i PD thotë se çdo akt koncesioni i kësaj qeveri nuk do të njihet nga qeveria e Partisë Demokratike pas zgjedhjeve.

“Çdo akt koncesioni, PPP apo zgjatje koncesioni i propozuar nga qeveria ne ikje, është në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Zotohem para çdo shqiptari se unë dhe qeveria ime nuk do të njohim asnjë akt të tillë dhe do ta zhbëjmë atë. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do tu kthehet shqiptarëve dhe shtetit të tyre sipas përcaktimeve fillestare të kontratës koncesionare. Shqipëria do tu kthehet shqiptarëve!”,- deklaron kreu i PD-së në një reagim në Twitter.

 

SHKARKO APP