Konferenca e Donatorëve për Turqinë pas tërmetit, Shqipëria jep 1 milion euro
Aktualitet E Hënë, 20 Mars 2023 22:37
Në Konferencën e Donatorëve për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit ka qenë edhe Shqipëria.
Përmes ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është bërë e ditur se vendi ynë ka mbështetur Turqinë me 1 milion euro.
“Sot, këtu në Konferencën e Donatorëve, ne kemi deklaruar se do të mbështesim këtë moment të vështirë për Turqinë me 1 milion euro, të cilat do të përdoren për rindërtimin e qyteteve të rrënuara”, tha Balluku.