Konferenca e donatorëve, Shqipëria synon të mbledhë deri në 350 milionë euro

Tërmeti i 26 nëntorit la pasoja të rënda në qarqet e prekura, të cilat qeveria i llogarit në 985 milionë euro. Sipas ministrit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, vendi ynë synon të mbledhë deri në 350 milionë euro nga kjo konferencë që formën e granteve dhe kredisë së butë.

Me herët Kryeministri Edi Rama tha që edhe nëse nuk arrihet një shumë e konsiderueshme nga kjo konferencë, Shqipëria është e vendosur ta përfundojë vet procesin e rindërtimit.

“Është dita e madhe sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit. Ne po shpresojmë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet dhe mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, u shpreh Kryeministri një ditë më parë.

SHKARKO APP