Konferenca e Donatorëve, Soreca: Jemi krenarë që mblodhëm 1.15 miliardë euro

Pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca bëri një reagim në Tëitter. Soreca shprehet se BE është krenare që njofton se Donatorët grumbulluan së bashku 1.15 miliardë euro për Shqipërinë.

Soreca: Sot në Bruksel bashkësia ndërkombëtare ka bashkuar forcat për të treguar solidaritetin e sai ndaj Shqipërisë. Vendet e Bashkimit Europian janë krenarë të njoftojnë se Donatorët të bërë bashkë kanë grumbullur (grante dhe kredi) 1 miliard e 150 milion euro për Shqipërinë. Të gjithë qëndrojmë pranë qytetarëve shqiptarë. Së bashku për Shqipërinë. 

SHKARKO APP