Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot online
Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet sot në orën 11:00. Në bazë të Urdhërit të dy ditëve më parë të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, mbledhja do të zhvillohet me anë të mjeteve të komunikimit elektronik /Cisco Webex dhe do të ketë këtë rend dite:
1. Miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars – 17 prill 2020;
2. Miratimi i grafikut të mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare, për shqyrtimin e akteve normative me fuqinë e ligjit, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik/Cisco Webex.