Konferenca e kryetarëve shtyn ngritjen e Komisioneve Hetimore të kërkuara nga PD
Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë ngritjen e komisioneve hetimore lidhur me zgjedhjet e 25 prillit apo me çështjen “Becchetti” pas kërkesës së Partisë Demokratike.
Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka karkuar shtyrjen për ngritjn e këtyre komisioneve sepse, sipas Ballës duhet konsensus mes palëve.
“Kuvendi, në rastet kur kërkohet ngritja e komisionit hetimor nga një e katërta e deputetëve, ka detyrimin që të mos e diskutojë ngritjen e komisionit, por ia nënshtron diskutimit parlamentar shkallën e respektimit të parimeve kushtetuese në objektin e veprimtarisë së tij. Ky debat realizohet me qëllim gjetjen e një konsensusi ndërmjet palëve lidhur me objektin e hetimit, deri në arritjen e një vendimmarrje” – ka thënë Balla gjatë Konferencës së Kryetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

