Konferenca e plotë/ Nga akuzat për instalim të diktaturës tek hapja e kufirit, Rama i përgjigjet i qytetarëve dhe kritikave

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një tjetër bashkëbisedim me qytetarët mbi pyetjet që kanë lidhur me situatën, masat dhe paketën ekonomike.

“Nuk ka të ardhura sikur ishin vjet, pasi shumë anëtarë të familjes sonë të madhe nuk punojnë. Masat nuk janë të tmerrshme, por të dobishme dhe për të marrë frymë. Sot 63142 familje kanë marrë ndihmën ekonomike dyfish. Është edhe një pjesë tjetër 6% i së tërës që paguhet nga bashkitë dhe që po lëvrohet dhe në pak ditë të gjithë do të marrin dyfishin e pagesës” tha Edi Rama.

Rama ka dhënë të tjera detaje në lidhje me paketën ndihmëse për qytetarët e bizneset për koronavirusin. Ai është shprehur se do të subvencionohen ata që jetojnë vetëm me paratë e qirasë të shtëpisë apo të  një lokali që kanë nën pronësi.

Edhe për biznesin e vogël që e ka marrë pagën e luftës por që ka barrë të rëndë qiranë nuk do e paguajë deri në një afat tjetër asnjë biznes i vogël nuk duhet ta paguajë qiranë, pas kalimit të kësaj faze do e paguajnë në mënyrë proporcionale”, është shprehur ndër të tjera kryeministri.

Gjithashtu kryeministri Rama ka dhënë detaje në lidhje me masat lehtësuese shtrënguese që do të merren pas 15 prillit. Shefi  i qeverisë ka theksuar se masat janë bërë për tu zbatuar dhe se gjobat deri në heqje lirie do të jenë për të gjithë shkelësit e ligjit.

“Gjobat janë për shkelësit nëse nuk do të marrësh gjobë mjafto të mos shkelësh rregullat.  Pse është domosdoshmëri si duhet ta konceptojmë ne rihapjen si një proces gradual pjesë pjesë kjo nuk është një luftë që ne duhet ta përfitojmë se ikën gjermani i fundit dhe ne do të përqafohemi, por kjo ëhstë një luftë e gjatë që ne për një periudhë të gjatë do të bashkëjetojmë me hijen e pandemisë për një kohë të gjatë”, është shprehur Rama.

Ndër të tjera ai ka theksuar se fashën e orare do ta hapin së shpejti por këmbësorët do të penalizohen, me kundravajtje penale me gjobë ose heqje lirie.

Më poshtë konferenca e plotë e kryministrit Rama

“Shqipëria ka 304 respiratorë në dispozicion”

Ne kemi sot 200 respiratorë gjendje, plus 54 të rinj dhe 30 të tjerë që janë rrugës, plus 20 në paketën e parë të ndihmës së BE, në total janë 304 në dispozicion. Në respiratorë ne sot kemi vetëm 4 veta. Jemi vendi në Europë me më pak persona të intubuar dhe % shtretërish që është më e larta, sepse i morëm të parët masat. Sot kemi 310 krevatë vetëm në dy struktura Infektivi dhe Sanatoriumi, pa llogaritur shumë të tjerë të lirë. Sot kemi të zënë vetëm 23% të kapacitetit të zënë, si rezultat i rezistencës fantastike, po të mos kishim marrë këto masa sot do të ishim në një  gropë” tha Rama.Rama i përgjigjet PD-së për testet

Testet nuk janë çështje e qeverisë dhe aq më tepër e PD-së kurrë nuk mund të marrin mendjen e PD-së. Kjo strategji është përcaktuar nga komiteti, nëse do të thonin na duhen 2 mijë teste në ditë, ne aq do të kishim. Në këtë luftë jam përgatitur për gjithcka, cdo gjë që do i duhet nuk do i mungojë Shqipërisë edhe nëse do të jetë prapa diellit. Mungon sensi i atyre që i thonë vetes opozitës, aq thua se këtu nuk jemi në luftë, a thua se jemi në kohën e historive që nuk po jua kujtoj. Ne jemi në një konflikt fatal”, deklaroi kryeministri.Rama jep lajmin e mirë për berberët

“Për berberët që janë mbyllur dhe ata do të marrin pagën përkatëse, që po e studiojmë. Do të jetë pjesë e paketës së zgjeruar brenda 15 majit. Linjat ajrore do të hapen kur situata të ketë kaluar”, u shpreh Rama.Rama: Lokalet do të hapen kur të jetë koha për të festuar

“Baret janë në fund, kur të hapen do të thotë se do të festojmë”, theksoi kryeministri.Rama tregon kategoritë që do të përfitojnë nga paketa e dytë e ndihmës ekonomike

Kam marrë ankesa nga biznese të vogla, si rropaqepësi, servis makinash, me ligjin në fuqi është i hapur, por me zakonin në fuqi është i mbyllur, pasi nuk ka fluksin që lëviznin, tani dhe kur dalin sa për punë dhe kthehen. Po ashtu, hidraulik, agjenci turistike, dizainjer, taksixhi. Të gjithë këta dhe ndonjë kategori tjetër do të jenë pjesë e zgjerimit të paketës së mbështetjes, të gjithë pa përjashtim. Pasi janë biznese të vogla të mbyllura nga lufta. Po kështu ata që janë punonjës të linjave të transportit dhe janë në shtëpi do të jenë pjesë e paketës së zgjeruar“, tha Rama.Qytetari e pyet pse vajte në Thumanë pa maskë

“Unë nuk dola në pazar, vajta në një vend pune me distanca, as iu afrova dhe as m’u afrua njeri. Nuk bëj gjëra të jap shembullin e gabuar. Kur dhe nëse do të bëhet e detyrueshme për të gjithë do ta bëj edhe unë”, u përgjigj Rama.E ke qiranë të ardhurën e vetme? Rama: Deri në 10 prill deklaroje te Tatimet që të përfitosh

“Në tatime kemi numrin e atyre që e kanë regjistruar vetë atë qira, por individët që ia kanë dhënë dikujt tjetër për ta dhënë me qira dhe prej saj marrin të ardhurat, deri në 10 prill duhet të deklarojnë në tatime që e kanë të ardhurën e vetme, dhe do të përfitojmë në paketën e zgjedhur”, tha Rama.Qytetari i kërkon mos paguajë dritat, Rama i kthehet: More zotëri po lekët do i sjellë COVID-i apo Sudja?

“More zotëri nëse nuk paguani asgjë, me cfarë të ardhurash doni t’u paguajë shteti, me cfarë, nga vijën ato dyfishimet e ndihmës ekonomike. Do i sjellë COVID-i me vete? Disa u duket COVID-i si Sudja, duan të rrinë në shtëpi dhe të marrin njëlloj. Mos flisni absurditete, dritat nuk negociohen në asnjë rast”, u shpreh Rama.Ç’do bëhet me të larguarit nga puna? 

Kryeministri Edi Rama tha se të larguarit nga puna nga kompanitë si rezultat i shkurtimit nga gjendja e krijuar do të mbështeten në paketën e dytë.“Nuk do u lëmë vetëm, dakord? Bëni vetëm pak durim se duhet të shikojmë numrat. Ju jeni ‘jetimë’ lufte dhe në këtë moment ne s’do u lëmë vetëm. Pra ata që kompania i ka pezulluar apo shkurtuar si rezultat i luftës, ne nuk do i lëmë vetëm, si dhe sa do na jepni edhe pak kohë”, tha Rama.“Diktaturë, u çmendëm!” Rama i përgjigjet qytetarit….

“Po pse u çmende, sepse po të mbrojmë jetën, apo jetën e familjes tënde, apo pse nuk e lëmë Shqipërinë që të bëhet gropë me COVID apo për fat të mirë Shqipëria nuk është bërë lajm botëror, apo pse kemi një situatë të qëndrueshme”, deklaroi kryeministri Rama.Rama i prerë: Kufiri nuk hapet!

“Doganat nuk hapen. Kjo nuk është çështje patriotësh apo atdhetarësh, apo dëshire, kush është sot patriot sot mbron popullin, komunitetin, familjen dhe veten, që të mos bëhet nesër një armik duke transportuar bombat nga rruga në shtëpi”, deklaroi Edi Rama.Qytetari: Na mbylle në bunker! Rama: Je ‘bombë’ në shtëpi… duhet të çmontojmë

“Me këtë mendje që ke je një bombë në shtëpi, duhet të çmontojmë dhe ty si bombë duhet të çmontojë familja jote”, iu përgjigj Rama.

SHKARKO APP