Konferenca e Sigurisë, Xhaçka: Mirënjohje Bavarisë për suportin ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor
Nisur nga kriza Rusi-Ukrainë, liderët botërorë janë mbledhur në Gjermani, në një takim që Rusia do të mungojë për herë të parë.
Në Mynih po mbahet Konferenca dyditore e Sigurisë, një traditë e shtetit gjerman prej 59 vitesh. Mes 450 pjesëmarrësve, Shqipëria përfaqësohet nga delegacioni i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama i cili shoqërohet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Xhaçka po ashtu zhvilloi edhe një takim me ministren e Shtetit për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Bavarisë, Melanie Huml, ku vlerësoi mbështetjen që Bavaria ka treguar ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.