Konferenca Ndërkombëtare/Cakaj: Vijojmë përpjekjet për t’u bërë anëtare e BE-së
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Të rinjtë, migracioni dhe sfidat demografike në Ballkanin Perëndimor”, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass. Cakaj theksoi se vendi do të vazhdojë pa kursyer asnjë përpjekje për t’u bërë anëtare e BE-së.
Nga ana tjetër, u diskutua edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, për të cilin Cakaj theksoi se është një proces i stërvonuar dhe se sipas tij, Bashkimi Evropian duhet t’ju mundësojë sa më parë lëvizjen e lirë shtetasve të Republikës më të re të Europës.
“Shqipëria, populli i të cilës mbështet në masë më shumë se 90% procesin e integrimit evropian, natyrisht, do të vazhdojë pa kursyer asnjë përpjekje për t’u bërë një ditë anëtare e familjes së vendeve të Evropës së bashkuar”, theksoi Ministri në detyrë Cakaj në postim.