Konferenca ndërqeveritare, Holanda: Pritet që të ketë sërish presion ndaj nesh

Qeveria e Holandës e mbështet mbajtjen së më parë të konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Në raportin që Ministrja e Jashtme e Holandës, Sigrid Kaag, i ka dërguar Parlamentit të vendit të saj, konfirmohet qëndrimi i zbutur i një prej vendeve më dyshues për Shqipërinë, para samitit të vendeve të BE që nis më 22 qershor.

“Pritet që një numër shtetesh anëtare të bëjnë përsëri presion për mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë”, thuhet në letrën në raportin e ministres Kaag.

“Qeveria mirëpret përparimin e bërë së fundmi nga Shqipëria me reformat mbi temat prioritare, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Statistikat tregojnë gjithashtu progres në këtë fushë, por megjithatë numri i dënimeve të zyrtarëve të lartë, mbetet një shqetësim. Qeveria miraton përfundimin e Komisionit se Shqipëria tani ka bërë përparim të mjaftueshëm në këto kushte. Ky përfundim ndahet nga vendet anëtare që, ashtu si Holanda, ishin ende kritike një vit më parë. Si pjesë e qasjes së rreptë dhe të drejtë të qeverisë për zgjerimin e BE-së, Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”.

SHKARKO APP