Konferenca në Mynih, Hoti: Shqetësuese mbetet siguria ndërkombëtare

Pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritan Hoti flet lidhur me rëndësinë e Konferencës në Mynih ku tha se shqetësuese mbetet siguria ndërkombëtare. Ai tha se ofensiva ruse kërcënon sigurinë ndërkombëtare dhe se moslejimi i Rusisë si pjesëmarrëse në këtë konferencë është një dënim simbolik për të.

Konferenca në Mynih e para është forumi më i madh jo formal, dmth që lidhet me diskutimet që kanë të bëjnë me sigurinë e diplomacisë. Problemi madhor pasi është cila do të jetë e ardhmja e sistemit kombëtar në dritën e ofensivës së sulmeve ruse në Ukrainë. Forma, trajta dhe tendencat e reja të sistemit ndërkombëtar. E përjashtuar është Rusia dhe janë të ftuar 90 ministra anembanë botës.

Spikati fjalimi i Zelenskyt në vigjilje të sulmit rus, ishte me pikëpamje biblike dhe kërkoi dorëzimin sa më shpjet të armëve nga perëndimi. Rusia është dënuar më shumë sa i përket furnizimit me armë nga perëndimi për Ukrainën.

Mungesa e saj në këtë konferencë është më shumë një dënim simbolik për të. Arritjet e teknologjisë tashmë do përdoren me piketa ose me vektorët e skemave të politikës së jashtme dhe ky është një produkt i drejtpërdrejtë i Rusisë në Ukrainë.

SHKARKO APP