Konferenca, Rama i thur elozhe komisionerit: Oliver Varhelyi, ndër të parët krah Shqipërisë pas tërmetit

Ka nisur konferenca për mediat e kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi.

Në fjalën e tij, Rama falenderoi zyrtarin e BE-së për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe gjithë rajonit, pa harruar edhe vizitën e tij pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

“Të gjithë e kujtoni se ka qenë i pranishëm në vendin tone edhe në ditë shumë të vështira. Ndër të parët që na u gjendën në krah për të shprehur solidaritet me të gjitha familjet e goditura rëndë nga tërmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, kënaqësia është e veçantë pasi që në nisje të punës së tij, ka qenë mbështetës i pakursyer i të gjitha vendeve të rajonit, i Shqipërisë, në procesin e përshpejtimit në rrugën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Siç do ta thotë edhe vetë, nuk është mjaftuar vetëm në këtë aspekt, por është angazhuar në vetë të parë për një plan masiv e financiar për të gjithë rajonin. Dua ta falenderoj edhe publikisht”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?