Konfirmimi i Donika Prelës, Basha: Për të mbrojtur një kandidaturë

Gazetarja Anila Basha thotë se konfirmimi i Donika Prelës nga KPK është një rast flagrant sesi nuk duhej të sillej një trup gjykuese. E ftuar në studion e lajmeve të Ora News me Beti Njumën, Basha tha se në këtë rast u minua procesi për të mbrojtur një kandidaturë.

”Unë besoj se ky ishte një rast flagrant sesi nuk duhej të sillej një trup gjykuese në rastin konkret. Jo vetëm sepse dolën këto paqartësi, këtë dyshime për pasurinë e bashkëshortit të zonjës Prela apo vetë zonjës Prela, por për faktin se një përfaqësues i ONM foli dhe denoncoi publikisht atë që prokurorë, gjykatës opinioni publik nuk donte ta shikonte atë që kishte të bënte me fshehjen e të ardhurave. Thënë kështu një trup gjykuese në këtë moment e minoi procesin për të mbrojtur një kandidaturë. Zonja Prela mund të jetë shumë e zonja në detyrën e vet, por fakti që në opinionin publik nuk doli e pastër, i jep të drejtë opozitës të fillojë dhe të paragjykojë procesin. Ky proces do ketë pengesa, nuk do jetë i lehtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?