Konfirmohen dy rastet e para të ri-infektimit me covid-19 në Shkodër

Ndërsa shifrat e infektimeve me Covid 19 kanë njohur rritje ditët e fundit në të gjithë vendin, në Shkoder janë konfirmuar dy rastet e para të ri-infektimit.

Sipas drejtuesve të Shëndetit Publik bëhet me dije se kemi të bëjmë me 2 qytetarë që e kishin kaluar virusin 6 muaj më parë dhe janë zbuluar sërish bartës të tij pasi kanë kryer tamponin.

Ato kanë shfaqur shenja të sëmundjes dhe prandaj kanë kërkuar ndihmën e epidemiologëve, ku pas testit është konstatuar ky fakt.

Pacientet në fjalë po mbahen nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin komplikacione të rënda.

Nuk dihet ku mund ta kenë marrë virusin, por dyshimet janë nga kontakti me persona të tjerë të infektuar.

Në 24 orët e fundit nga Spitali rajonal janë trajtuar 82 raste urgjente prej të cilave 20 raste të dyshuar për COVID-19.

Shkodra pati 13 raste të reja dje, 11 bashkia Shkodër dhe 2 Vau Dejësi.

Prej nisjes së pandemisë, në bashkinë Shkodër janë zbuluar 3434 persona të infektuar, ndërsa në bashkinë Vau Dejës 210.

Aktualisht numri i personave pozitiv aktiv janë: Bashkia Shkodër 475, Bashkia Vau Dejës 54.

Numri i të shëruarve Bashkia Shkodër 2864, Bashkia Vau Dejës 157.

SHKARKO APP