Konfirmohet në detyrë drejtuesi i Prokurorisë së Kurbinit
Drejtuesi i Prokurorisë së Kurbinit, Zeqir Hoda ka kaluar Vetting-un duke u konfirmuar në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën dëgjimore konstatoi mungesë burimesh të ligjshme në blerjen e dy apartamenteve në Tiranë si dhe ngriti dyshime për dy raste konflikti interesi, ndërkohë që prokurori Zeqir Hoda tha se i kishte dokumentuar pasuritë dhe kërkoi konfirmimin. Relatorja Etleda Çiftja bashkë me anëtarët e tjerë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pasi shqyrtuan dokumentacionin me raportet përkatëse vendosën sot konfirmimin në detyrë të prokurorit.
KOHA JONË SONDAZH

