Konfirmohet një rast me koronavirus në Gjirokastër, 48-vjeçari ishte i shtruar prej dy javësh në QSUT
Konfirmohet rasti i parë i infektuar me koronavirus në qytetin e Gjirokastrës. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 një 48-vjeçar nga lagjja “Zinxhira”.
Mësohet se 48-vjeçari ka qenë i shtruar prej dy javësh në QSUT, te Reparti i Hematologjisë, dhe më pas është nxjerrë nga spitali dhe është kthyer në Gjirokastër. Por, siç raporton gazetarja Metaj, 48-vjeçari e ka marrë virusin në QSUT.
Menjëherë pas daljes së tij pozitiv, strukturat shëndetësore në Gjirokastër kanë karantinuar 16 persona në total, kontakte të të infektuarit, që është kthyer prej 3 ditësh nga Tirana.