Konfirmohet një rast pozitiv me COVID-19 në një tjetër fasoneri në Krujë

Një punonjës i një fasonerie tjetër në Krujë ka rezultuar sot pozitiv me koronavirus.

Mësohet se fasoneria ku është konfirmuar punonjësi i prekur është tashmë e mbyllur, ndërsa në të rezultonin të punësuar 300 persona.

Ndërkohë, pak ditë më parë u konfirmuan pozitiv me koronavirus edhe tre punonjëse në një tjetër fasoneri po në Krujë, ndërsa i infektuar ishte edhe djali i njërës prej tyre

SHKARKO APP