Konfirmohet një tjetër rast me COVID-19, del pozitive infermierja në Mallakastër, karantinohet gjithë stafi mjekësor
Vijon të përhapet me ritme të shpejta koronavirusi në vend. Gjatë ditës së sotme, janë kofirmuar disa raste të reja në Kukës, Fier e Korçë.
Ndërkohë, raportohet se është konfirmuar një rast i ri edhe në Mallakastër. Mësohet se një infermiere e Qendrës Shëndetësore Aranitas ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Për këtë arsye, është karantinuar i gjithë stafi mjekësor i kësaj Qendre Shëndetësore. Infermierja e infektuar dyshohet se ka pasur kontakt me një person të ardhur nga Greqia.
Ajo nuk ka shfaqur simptoma të koronavirusit, por pasi ka bërë tamponin si protokoll mjekësor ka rezultuar positive. Ky është rasti i parë me COVID-19 në Mallakastër. /BW