Konfirmohet zyrtarisht: Ideatori i sulmeve në Paris, është vrarë

 

I dyshuari si “truri” i atentateve të së premtes në Paris, Abdelhamid Abaaoud, është identifikuar si njëri prej viktimave të aksionit policor në Saint Denis, mëngjesin e djeshëm.

Autoritetet franceze thonë se ai është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve. 

28-vjeçari belg akuzohej për orkestrimin e bombardimeve të koordinuara në kryeqytetin francez.

Policia franceze fillimisht mendonte se ai ndodhej në Siri, por hetimet i çuan më në fund në një shtëpi në Saint Denis, shtëpi që u rrethua të mërkurën nga forca të shumta policie.

Abbaoud tashmë konfirmohet zyrtarisht se u vra gjatë shkëmbimit masiv të zjarrit që zgjati disa orë.

SHKARKO APP