Konflikt fizik pas përplasjes së dy automjeteve në Durrës, arrestohen 3 vëllezër dhe 1 tjetër

Katër shtetas janë arrestuar pas një konflikti fizik që shpërtheu pas një përplasjeje të dy automjeteve në lagjen nr. 13, Durrës, më 3 prill 2025. Pas përplasjes, dy grupe shtetasish janë përfshirë në një rrahje, ndërsa një person është shpallur në kërkim.
Shtetasit e arrestuar janë: Altin Kraçi, 42 vjeç, Edison Kraçi, 36 vjeç dhe Robert Kraçi, 32 vjeç (vëllezër), të cilët akuzohen për “Plagosje të lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim; dhe Agim Hasanbelliu, 22 vjeç, i cili po hetohet për të njëjtat akuzë, si dhe për “Deklarim të rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në kërkim është shpallur shtetasi B. H., 63 vjeç, i cili dyshohet se ka kryer “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Shkatërrim të pronës”. Po ashtu, është proceduar administratori i një lokali, shtetasi A. Zh., 35 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ai hoqi DVR-në e kamerave të sigurisë për të penguar hetimet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:50, kur automjeti i drejtuesit B. H. përplasi automjetin e A. K. Pas përplasjes, palët janë përfshirë në një konflikt fizikal, ku janë të përfshirë edhe dy vëllezërit e A. K. dhe shtetasi A. H. Hetimet vijojnë për kapjen e B. H. dhe identifikimin e të tjerëve të përfshirë në ngjarje.
Materialet e procedurës janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.