Konflikt me thika në Sarandë, policia: Arrestuam një 34-vjeçar, në kërkim tre të tjerë

Në lidhje me konfliktin e mbrëmshëm në Ksamil, Policia e Sarandës thotë se ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. Z., 34 vjeç dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, E. C., K. Z. dhe A. R.

“Mbrëmjen e djeshme, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta dhe mjet prerës për motive pronësie, shtetasit Petro Lula, Ilia Lula dhe Flamur Pollo, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, sqaroi policia.

Mësohen të tjera detaje për ngjarjen. Sipas burimeve mësohet se tre persona ngafamilja Pollo kishim dalë mbrëmë tek plazhi, për të shijuar mbrëmjen që po afronte, në atë plazh që prej 15 vitesh e kanë pasur me kontratë nga bashkia për shfrytëzim.

Në këto momente dy – tre persona nga familja Ziflaj, të cilët po ashtu e pretendojnë këtë plazh, kanë shkuar dhe i kanë sulmuar ata me mjete të ftohta, thika.

Për rrjedhojë kanë mbetur të plagosur Flamur Pollo 41 vjeç, Petro Lula 25 vjeç dhe Ilia Lula, ky i fundit babai i 25 vjeçarit, njëherësh edhe personi i goditur më rëndë. Mbrëmjen vonë të së martës ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Dy prej tyre ndodhen edhe sot për trajtim mjeksor në repartin e kirurgjisë, në spitalin e Sarandës.BW

SHKARKO APP