Konfliktet në Lindjen e Mesme, Papa Leoni XIV: Të hapen shtigjet e paqes përmes dialogut

Papa Leoni XIX ka reaguar për situatën në Lindjen e Mesme, ku konflikti që nisi mes Izraelit e SHBA-së dhe Iranit po përhapet në të gjitha vendet e rajonit. Përmes një postimi në rrjetin social X, Papa Leoni XIV ka deklaruar se po e ndjek me shqetësim situatën në Lindjen e Mesme, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftimeve. Papa ka propozuar që vendin e luftimeve ta zërë dialogu i sinqertë dhe respekti për dinjitetin e çdo personi.

”Vazhdoj ta ndjek situatën në Lindjen e Mesme me shqetësim. Ashtu si rajone të tjera të botës, ajo është e shkatërruar nga lufta dhe dhuna. Nuk mund të heshtim përballë vuajtjeve të kaq shumë viktimave të pambrojtura të këtyre konflikteve. Ajo që i lëndon ata, i lëndon të gjithë.

E ripërsëris fuqimisht thirrjen time për të këmbëngulur në lutje. Le të pushojnë armiqësitë dhe të hapen më në fund shtigjet drejt Paqes, të bazuara në dialogun e sinqertë dhe respektin për dinjitetin e çdo personi njerëzor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jezusi na tregon sot atë që i tha dikur Martës, motrës së Lazarit: ‘Unë jam ringjallja dhe jeta. Ai që beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë; dhe kushdo që jeton dhe beson në mua nuk do të vdesë kurrë”, ka shkruar Papa Leoni XIV në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?