Konflikti degradon në përdorimin e armës në Kavajë, plagoset 34-vjeçari. Arratiset autori i dyshuar

Një konflikt mes dy qytetarëve në Kavajë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5.

I plagosuri është një 34-vjeçar, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet për kapjen e autorit.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP