Konflikti në Shkodër, arrestohen në spital vëllezërit Doçaj
Janë arrestuar në spital dy vëllezërit Marjan dhe Hoten Doçaj, të cilët kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Bardhaj të Shkodrës, gjatë shkëmbimit me armë zjarri, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia autori, Besmir Perkola. Arrestimi i tyre është bërë në kushtet spitalore, teksa ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranës, jashtë rrezikut për jetën, nën mbikëqyrje nga forcat e policisë.
Motivi i kësaj plagosjeje mbetet ende i paqartë, pasi edhe dy vëllezërit e plagosur në deklarimin për policinë kanë thënë: “Ishim tek makina kur një person u afrua dhe qëlloi drejt nesh në mënyrë të papritur. Nuk e kemi idenë përse na ka qëlluar, sepse nuk kemi ndonjë konflikt”, raporton neës 24.
Po sipas news 24 ka dyshime të forta se pasi shtetasi Besfort Perkola ka qëlluar ndaj tyre me automatik kallashnikov, dy vëllezërit i janë përgjigjur të shtënave, duke qëlluar edhe ata me pistoletë.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur gëzhoja plumbash nga armë të ndryshme të kallashnikovit që dyshohet se ka pasur Perkola dhe gëzhoja pistolete afër mjetit tip Audi pa targa, ku ndodheshin dy vëllezërit Doçi, që mbetën të plagosur.
Ndërkohë policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe vijon puna për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar Besmir Perkola.