Konflikti për gështenjat, motër e vëlla vrasin bashkëfshatarin në Laç

 

Shënohet një vrasje tjetër për konflikte pronësie.

Një 58-vjeçar ka mbetur i vrarë më armë zjarri në Kurbin në orët e para të mëngjesit. Ndrec Prendi u gjet i pajetë këtë mëngjes në një pyll në fshatin Selitë.

Dyshimet e para të policisë janë se 58-vjeçari mund të jetë vrarë nga dy bashkëfshatarë të rinj, motër e vëlla, për shfrytëzimin e pemëve të gështenjave.

Policia e Kurbinit beson se janë dy autorë që dyshohet të kenë bashkëpunuar për krimin makabër.

Bëhet fjalë për dy të rinj, një vajzë dhe një djalë nga e njëjta familje, Indrit Ndoci 29-vjeç dhe Xhoana Ndoci 24 vjeçe.

Policia thotë se mbi vrasjen e 58-vjeçarit, i ka shpallur ata në kërkim.

SHKARKO APP