Konflikti për lumin Sinec, policia përdor gazin lotsjellës kundër banorëve
Konflikti i banorëve mbi lumin Sinec me punonjësit e firmës “Salillari” dhe me policinë, ka vijuar edhe këtë të hënë. Ata nga ana e tyre kërkojnë pezullimin e punimeve, pasi e cilësojnë si të paligjshëm ndërhyrjen në zonë. Gjatë konfliktit banorëve iu është hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
“Policia sot na ka dhunuar. Ne po rrinim, se jemi moshë e moshuar. Ne po rrinim në hije te rrapi dhe na hodhën gaz. Filloi skrepi që të punojë dhe ne reaguam. Na hodhën gaz dhe lëndë djegëse”,-shprehen ata.
Po ashtu ata shprehen edhe se protesta e tyre do të vijojë me grevë urie deri në pezullimin e punimeve.
KOHA JONË SONDAZH

