Konflikti për pronën, vritet 50-vjeçari në Kurbin

Një 50 vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 15:00 të pasdites në qendër të fshatit Gallatë.

Viktima mësohet se është shtetasi Mark Ndreca. Policia e mbërritur në vendngjarje ka identifikuar si të dyshuar për vrasjen 69-vjeçarin Tom Lala.

Blutë e kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e tij. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt pronësie mes viktimës dhe autorit.

Njoftim për shtyp i Policisë

Me date 02.04.2016, është njoftuar se  rreth orës 15:00, në fshatin Gallatë  – Kurbin,  ka ndodhur  një vrasje me armë zjarri. 
Menjëherë  në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të cilët kanë konstatuar se është  vrarë me armë zjarri shtetasi:  Mark Ndreca, 50 vjeç , banues në Gallatë – Kurbin 

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit: Tom  Lala, 69 vjeç , banues në Gallatë – Kurbin 

Shërbimet policore po zhvillojnë  kërkimet për të bërë të mundur  kapjen e tij.  Vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

SHKARKO APP