Konflikti për tokën, vëllai vret vëllain me sopatë

Konfliktet për prona shkaktojnë viktime,e dhe brenda familjes, apo fisit. Ibrahim Terziu ka qëlluar me sopatë mbi të vëllanë e tij mbrëmjen e së hënës në një fshat të Elbasanit, pas një konflikti të hershëm mbi pronësinë. Krimi ka ndodhur  në fshatin Shushicë dhe mendohet se k ardhur pas një konflikti për pronësinë.

Sipas policisë, viktima është Rexhep Terziu,  dyshohet se u vra me sopatë nga vëllai i tij Ibrahim Terziu, 52 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, policia po heton për zbardhjen e plotë të vrasjes.

SHKARKO APP