Konfliktohen me sende të forta 4 persona në Sarandë, 2 prej tyre bien në pranga

Pas një konflikti për motive të dobëta, policia ka vënë në pranga dy persona, banues në Sarandë.

Kapja dhe arrestimi i S. K., 55 vjeç dhe M. K., 18 vjeç u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 1 Sarandë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas të tjerë.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta shtetasit O.A dhe F.N, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Po kështu, policia njofton se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasin R. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq, i cili ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

SHKARKO APP