Konfliktohet me vëzhguesin për të votuar familjarisht, qytetari largohet dhe merr fletën e votimit me vete
Një tjetër incident i pazakontë ka ndodhur në qendrën e votimit në fshatin Vashtmi. Mësohet se një votues ka dashur të votojë familjarisht, por është penguar nga vëzhguesi i PD-së çka ka sjellë edhe tensionim të situatës.
Ata janë konfrontuar fizikisht, ndërsa votuesi është larguar duke marrë me vete edhe fletën e votimit. Ky është rasti i tretë i një incidenti të ndodhur në të gjithë vendin.
Dy rastet e mëparshme janë regjistruar n Tiranë, ku një qytetar u kap duke fotografuar votën në shkollën “Andon Zako Çajupi” dhe më pas është arrestuar nga policia.
Rasti tjetër është regjistruar në Vlorë, ku sërish një qytetar ka tentuar të fotografojë votën, por është ndaluar nga komisionerët.
KOHA JONË SONDAZH

