Kongresi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Përfaqësuesja më e plotë e shoqërisë shqiptare

Lëvizja Bashkë ka mbajtur sot Kongresin e saj të dytë. Kreu i saj, Arlind Qori, i cili u konfirmua në një mandat të dytë, zgjodhi të flasë me gjuhën e shifrave, duke denoncuar papunësinë e lartë në Shqipëri, pensionet e ulëta dhe korrupsionin.

“Lëvizja Bashkë është përfaqësuesja më e plotë e shoqërisë shqiptare pa kuota, pa asgjë. Shqipëria është një vend ku papunësia zyrtare vazhdon të jetë 11% dhe është 11% në një shoqëri ku të papunët e tjerë emigrojnë me mijëra çdo muaj.

Në Shqipëri sipas statistikave zyrtare, 10% e njerëzve jeton nën kufirin e varfërisë absolute, i cili është i 2 dollarëshit në ditë, për bukën e gojës në kuptimin real të fjalës. Pensioni minimal nuk ka arritur ende 9 mijë lekët e reja në muaj.

Si mund të jetosh me 9 mijë lekë të reja në muaj kur vetëm buka kushton 120 lekë. Shqipëria është një nga vendet ku vidhet më shumë, ku korrupsioni sipas të dhënave zyrtare të KLSH-së prek një të pestën e buxhetit. Pra, një në 5 lekë vidhet”, tha Arlind Qori.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe klarineta

SHKARKO APP