Kongresi i PS më 29 janar, miratohen ndryshimet statutore. Rama: Do ketë ripërtëritje me të rinjtë!
Kryeministri Edi Rama pas zhvillimit të takimit me kryesinë e PS, tha se pjesë e diskutimit ishte ripërtëritja e PS me të rinj dhe mbledhja e kongresit që do të paraqes sfidat për 4 vitet e ardhshme.
“Rrjeti rinor në PS dhe përtej saj, një rrjet vullnetarizmi, qytetarie progresive në funksion të komunitetit dhe sigurish ku ne dëshirojmë të nderveprojmë më të rinjtë dhe tu japim mundësinë që të kenë një mbështetje që të kthehen në aktivistë dhe njerëz të interesuar përtej punëve të veta. Ngjarja e kongresit të PS që do të adresojë sfidat e përbashkëta të qeverisë për 4 vitet që vijnë”, tha Rama.
Në datë 29 Janar do të mbahet kongresi i PS, ku pritet të bëhen edhe ndryshimet statutore.