Kongresi i PS, reagon PD: Vangjush Dako vazhdon dhe merr vendime në parti

Sekretari i Përgjithshmë i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas pjesëmarrjes së Vangjush Dakos në Kongresin e PS, që nisi sot punimet.

Bardhi në një status në Facebook shkruan se Dako vazhdon dhe merr vendime në PS.

Vangjush Dako në krye të vendit, non grata në SHBA, nën hetim për vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandën e trafikantëve nderkombëtare të drogës dhe qënieve njerëzore, vazhdon dhe merr vendime në PS e Edi Ramës. Pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, Partia Socialiste me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar, që ka në drejtim dhunuesit e grave!”, shkruan Bardhi.

Vangjush Dako, ish kreu i Bashkisë së Durrësit është një nga eksponentët e PS më të akuzuar, ndërsa ka dalë edhe në përgjimet e Bild për shitblerje votash.

SHKARKO APP