Koni flet pas zgjedhjes si Rekor i UT: Akademizmi, i pacenueshëm nga kërcënimi
Mynyr Koni, rektor i ri i Universitetit të Tiranës ka reaguar për herë të parë pas fitores në zgjedhjet e djeshme universitare.
Ai shprehet se akademizmi “është i pacenueshëm nga çfarëdolloj nisme apo tentative për t’i ndryshuar udhë atij”.
“Ky proces dëshmoi fuqishëm se bota jonë akademike i përket një tjetër morali dhe ka krejtësisht një tjetër dimension! Në mënyrë të patjetërsueshme akademizmi është i pacenueshëm nga çfarëdolloj nisme apo tentative për t’i ndryshuar udhë atij!
Nëpërmjet këtij procesi UT vërtetoi edhe një herë tjetër se është një familje e madhe me moral të shkëlqyer ndaj votës”,- shkruan Koni në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

