Koni mbështet Asambletë: Procesi në emergjencë

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, deklaroi sot se mbështet qëndrimet e Asambleve të Fakulteteve. ”Unë personalisht si Rektor i Universitetit të Tiranës, të gjithë qëndrimet e Asambleve i mbështes plotësisht në kërkesat e tyre që kanë, i kemi diskutuar dhe jemi në pritje të vijueshmërisë së situatës së caktuar. Kërkesat e Asambleve të njësive kryesore kanë marrë në analizë situatën konkrete që solli kjo protestë e studentëve dhe janë shprehur me qëndrimet përkatëse”.

Duke folur në seancën dëgjimore në Komisionin e Medias, Koni ngrit shqetësimin lidhur me buxhetin për Universitetin dhe Doktoraturat. ”Sa i përket gjendjes financiare të Universitetit të Tiranës, UT ka një buxhet shumë të vogël për pagat që mbulohej me tarifat e studentëve dhe kam kërkuar në këtë komision që të mbulohet 100% nga buxheti i shtetit, gjë e cila nuk është bërë në buxhetin që na ka ardhur vazhdimisht. Kam kërkuar dhe rritjen e buxhetit për kërkimin shkencor për shkak të hapjes së shkollës së Doktoraturës, e cila përsëri në buxhetin e miratuar nuk ka rritje fare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?